Ty moj Qabe e bekuar kur të preka
me këto duar që po bëjnë veç dua
edhe më shumë m’u shtua malli për ty
Sa e madhe je, sa e bukur je, Subhanallah.
Dhe këto muminë që kanë shumë ngjyra
e në zemër e mbajnë një bjeshkë me iman
qajnë me lotë dhe tretën në lutje
me xhenetine premtuar e harrojnë dynjanë.
Ai që e merr këtë udhë shumë të mirë
nga të gjitha anët e planetit që i thonë tokë
është i mbuluar vetëm nga nuri i All-llahut
sa të lumtur jemi këtu, me plot gojën thotë.
Në këtë vend s’ka fytyra të mërrolura
e që mund t’i shohësh kudo në botë
e kur e merr ngrykë me dua Arefatin
Më fal mua dhe muminët tjerë o i madhi Zot
Dhe tavafin kur e nis ti o shpirtndritur
Me fjalën më të madhe Allahu Ekber
Me Bismilahin dhe të mirat e Qabesë
me sevda dhe i kënaqur me vete i merr.
Këtu s’të zë lodhja e as mërzia
që dynjaja na i jep përditë
Të qofshim falë o Allah i Vetëm
më të bekuar nuk bëre tjetër ditë.
E ti moj Qabe, që je më e këndshmja
e me gëzim i pret të gjithë këta mysafirë
Na thirr edhe për të tjera herë
kurrë mos na thuaj lamtumirë.
Meke, 07.09.2017
Haxhi-2017
Për të shprehur edhe shumë herë mallin
për Qabenë sot po e publikoj këtë poezi,
të cilën e kam shkruar në Meke, më
shtatë (07).09.2017, me rastin e haxhit 2017.
Ali ef.Vezaj
30.07.2020
Prizren