Twitter obligon gjithë personelin të punojë nga shtëpia nga shkaku i koronavirusit

Kompania tha se do të mbulojë shpenzimet që do të nevojiten që punonjësit të krijojnë ambient zyre në shtëpitë e tyre

Rrjeti social Twitter ka urdhëruar të gjithë punonjësit e tij në mbarë botën të punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit të ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Twitter tha se gjithë personeli në botë është i detyruar të zbatojë këtë udhëzim deri në një njoftim të radhës.

Kompania tha se do të mbulojë shpenzimet që do të nevojiten që punonjësit të krijojnë ambient zyre në shtëpitë e tyre.

Twitter edhe në fillim të javës rekomandoi punonjësit të punojnë nga shtëpia, por një gjë e tillë nuk ishte obligative.

Shumë firma të tjera teknologjike si Apple, Amazon, Microsoft dhe Google u kanë rekomanduar punonjësve të punojnë nga shtëpia, por Twitter është firma e parë në mesin e gjigantëve të Luginës së Silikonit që një masë të tillë e ka bërë të detyrueshme.

Twitter, selia e së cilës gjendet në San Francisco, ka 4.900 punëtorë në mbarë botën.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet