Tusk fton 28 vendet e BE-së të kontribuojnë në rindërtimin e Notre Dame

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka ftuar 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të kontribuojnë financiarisht në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se solidarizohet më popullin francez dhe shprehur besimin se katedralja do të rindërtohet.

Dua të ngushëlloj dhe të solidarizohem me kombin francez, gjithashtu edhe si qytetar i Gdanskut, 90% i shkatërruar dhe i djegur, që u rindërtua më vonë. Ju gjithashtu do e rindërtoni katedralen tuaj. Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, u bëj thirrje të gjitha 28 shteteve të marrin pjesë në këtë detyrë“, shkroi Tusk.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet