Turqia zhvillon skanimin më të thellë në histori me sistemin “sonar”

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se është realizuar kërkimi më i thellë në historinë e Republikës së Turqisë, me sistemin “sonar”.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se është realizuar kërkimi më i thellë në historinë e Republikës së Turqisë, me sistemin “sonar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Forcat tona Detare kanë realizuar operacionin më të thellë të skanimit me sistemin ‘sonar’ në historinë e Republikës. Në operacion është zhvilluar skanim deri në 2.800 metra në Mesdheun Lindor, me TCB ORKINOS që ka mundësi të bëjë skanim deri në 3.000 metra thellësi”, thuhet në llogarinë e Ministrisë në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme