Turqia, vendpushimi kryesor i turistëve rusë edhe për verën 2019

Siç bën të ditur Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), qytetarët rusë kanë zgjedhur sërish Turqinë për të kaluar pushimet e sezonit veror të sivjetmë.

Turqia do të jetë vendpushimi numër një i turistëve rusë edhe gjatë verës së vitit 2019.

Siç bën të ditur Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), qytetarët rusë kanë zgjedhur sërish Turqinë për të kaluar pushimet e sezonit veror të sivjetmë.

Pasi thekson se Turqia do të jetë me një distancë të madhe vendpushimi veror më i preferuar i qytetarëve rusë edhe për këtë vit, sikurse edhe në 2018-n, ATOR-i tërheq vëmendjen se kërkesa për të kaluar pushimet verore në zonat turistike turke ka shënuar një rritje me 10-15 për qind në krahasim me sezonin veror të një viti më parë.

Konstantin Pobedkin, një nga themeluesit e uebfaqes “onlinetours”, thotë se Antalia ofron një lehtësi të madhe për rusët që vijnë për pushime në Turqi, pasi prej këtu turistët shpërndahen në zonat e preferuara turistike të Mesdheut, siç janë Kemeri, Beleku, Side, vetë Antalia dhe Alania.

Ndërsa përfaqësuesja e operatorit turistik “Tez Tour”, Larisa Ahanova, shprehet se turistët rusë Mesdheun e preferojnë jo vetëm sepse sezoni zgjat më shumë në këtë zonë, por edhe për rrjetin e hoteleve dhe instruktuarën e zhvilluar turistike.

Autoritetet e sektorit të turizmit potencojnë se klima, çmimet e arsyeshme dhe cilësia e lartë e shërbimeve e bëjnë Turqinë një qendër pushimi shumë më tërheqëse sesa rivalet e saj.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe Turizmit – Antalie, në 5 muajt e parë të vitit qytetin e kanë vizituar 1 milion e 249 mijë e 757 turistë rusë, një rritje kjo me 20 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Zyrtarët presin që Turqia të vizitohet nga mbi 6 milionë turistë rusë gjatë këtij viti.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet