Ndalesa filloi në orën 9:30 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të përfundojë në ora 15:00.
Turqia vendosi një ndalesë të pjesshme të lëvizjes për ditën e sotme për shkak të provimeve pranuese universitare në mbarë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndalesa filloi në orën 9:30 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të përfundojë në ora 15:00, njoftoi Ministria e Brendshme.
Studentët e ardhshëm do të lejohen të përdorin transportin publik për të arritur në vendin e provimit, ndërsa edhe të afërmit e tyre do të lejohen t’i transportojnë me automjetet e tyre.
Gjatë ndalesës, furrat e bukës, tregjet, dyqanet ushqimore dhe mishtoret do të qëndrojnë të hapura.
Turqia së fundmi ka filluar të lehtësojë masat kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19).