Turqia vazhdon ndihmat për viktimat e gjenocidit në Arakan (Foto)

Turqia vazhdon në mobilizimin e ndihmave për viktimat e gjenocidit në Arakan

Turqia ka shtypur butonin për mobilizimin e ndihmave më gjithëpërfshirëse me adresë Arakanin, një fushatë e udhëhequr nga vet Presidenti Taip Erdogan.

Sipas një lajmi të kanalit shtetëror TRT, zëvendëskryeministri Recep Akdag ka bërë me dije se kanë filluar bisedimet me Bangladeshin për t’u siguruar një ndihmë të përhershme dhe të vazhdueshme myslimanëve rohingianë, që janë strehuar dhe vazhdojnë të strehohen në këtë vend, transmeton Gazeta e Re.

“Përmes burimeve financiare, të cilat i kemi formuar me qëndrimin bujar të popullit turk, do të zgjasim dorën tonë të ndihmës edhe një tjetër herë për vëllezërit tanë nga Arakani. Në këto çështje, Turqia është bërë ndërgjegjja e njerëzimit dhe e tillë do të vazhdojë të jetë. Ky është një parim bazë i besimit dhe ekzistencës sonë”, ka thënë zv/kryeministri Akdag duke njoftuar se një faqe ueb është ndërtuar gjithashtu në kuadër të kësaj fushate.

Në anën tjetër për rë gjithë ata, që dëshirojnë të kontribuojnë për ndihmat në këtë rajon, mund të gjejnë numrat e llogarive bankare në adresën www.arakanasahipcik.org.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet