Turqia, vend që zotëron pjesën më të madhe të prodhimit dhe tregut botëror të lajthisë, ka siguruar 1 miliard e 578 milionë dollarë të ardhura nga ky produkt gjatë periudhës janar-tetor 2019.
Siç bën të ditur Shoqata e Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të Lajthisë të Detit të Zi (KFMIB), Turqia ka eksportuar 251 mijë e 293 tonë lajthi në mbi 100 vende të botës nga data 1 janar deri më 31 tetor të këtij viti.
Turqia ka siguruar 1 miliard e 578 milionë dollarë nga ky eksport dhe vendi ku janë shitur më tepër lajthi, është Italia.
Drejt këtij vendi janë eksportuar 66 mijë e 302 tonë lajthi dhe janë siguruar 429 milionë e 136 mijë dollarë të ardhura.
Në aspektin e eksportit të lajthive turke, Italia ndiqet respektivisht nga Gjermania dhe Franca.
Gjermanisë i janë shitur 56 mijë e 177 tonë lajthi kundrejt 326 milionë e 926 mijë dollarëve, ndërsa Francës 18 mijë e 148 tonë në këmbim të 116 milionë e 551 mijë dollarëve.
Kategoritë
Ekonomi