Turqia shpreh shqetësime për sulmet ndaj xhamive në Evropë

Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë theksohet se urrejtja dhe mungesa e tolerancës janë viruse që kërcënojnë botën.

Turqia të mërkurën ka shprehur shqetësimet për rritjen e numrit të sulmeve nëpër xhamitë që u përkasin komuniteteve muslimane në shtetet evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fakti që islamofobia dhe ksenofobia kanë arritur një nivel edhe më alarmues, është shndërruar në një çështje që kërkon zgjidhje të menjëhershme”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në të theksohet se sigurimi i lirisë së adhurimit për qytetarët është përgjegjësi e qeverive.

“Urrejtja dhe mungesa e tolerancës janë viruse që kërcënojnë botën. Për të mënjanuar tërësisht këtë virus, komuniteti ndërkombëtar patjetër duhet të bashkëpunojë”, qëndron në kumtesë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet