Turqia shënon 68-vjetorin e anëtarësimit në NATO

“Sot ne me krenari festojmë 68-vjetorin e pranimit të Turqisë në NATO. Përgjatë 68 viteve, vendi ynë ka mbrojtur kufijtë e NATO-s dhe ka mbështetur vlerat dhe parimet e Aleancës”, tha kreu i delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.Ankaraja “do të vazhdojë të punojë me aleatët tanë në unitet dhe solidaritet”, tha sot kreu i delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke shënuar 68-vjetorin e pranimit të Turqisë në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot ne me krenari festojmë 68-vjetorin e pranimit të Turqisë në NATO. Përgjatë 68 viteve, vendi ynë ka mbrojtur kufijtë e NATO-s dhe ka mbështetur vlerat dhe parimet e Aleancës”, tha në një postim në Twitter, Osman Aşkın Bak, i cili është edhe deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Turqia, e cila iu bashkua aleancës ushtarake në mesin e 29 vendeve të Amerikës së Veriut dhe Evropës në vitin 1952, krenohet se ka ushtrinë e dytë më të madhe midis shteteve anëtare pas SHBA-ve.

Ndaras, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se vendi është “midis aleatëve më të mirë kontribues në NATO”.

“Që nga viti 1952, ne kemi marrë përgjegjësi të rëndësishme në operacionet dhe misionet e NATO-s. #weAreNATO,” thuhet në deklaratë.

Turqia i kushton shumë rëndësi rolit të NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në zonën euro-atlantike.

E formuar në vitin 1949, qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj me mjete politike dhe ushtarake.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet