Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

“Inshallah, në vitin 2053, kur do ta shënojmë përvjetorin e 600-të të çlirimit, të rinjve tanë do t’ua lëmë një Turqi që është e denjë për paraardhësin e tyre, Fatihun”, u shpreh presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivitetet me rastin e përvjetorit të çlirimit organizohen nën koordinimin e Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, të zhvilluara në Ajasofja nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Brenda Ajasofjes sot u lexua sureja Fet’h. Ajasofja ishte simbol i çlirimit që ndodhi ditën e martë më 29 maj 1453 pas rrethimit 54 ditor, ndërsa të premten e ardhshme Mehmeti i Dytë në të e fali namazin e parë të xhumasë.

Në aktivitet më pas u bë lutje në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nëpërmjet video-konferencës.

Pas lutjes, presidenti turk në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e përkujtimit përmes lutjeve të përvjetorit të 567-të të çlirimit në Ajasofjen, amanetin e Fatihut.

“Inshallah, në vitin 2053, kur do ta shënojmë përvjetorin e 600-të të çlirimit, të rinjve tanë do t’ua lëmë një Turqi që është e denjë për paraardhësin e tyre, Fatihun”, u shpreh ai.

“Ndërsa në vitin 2071, përvjetorin e 1000-të të Fitores në Malazgirt, do të lundrojmë në objektiva shumë më të mëdha”, shtoi Erdoğan.

Pas fjalimit të Erdoğan, në një platformë pranë Ajasofjes, u shfaq videoklip lidhur me çlirimin e Stambollit.

Kremtimi përfundoi me shfaqje të fishekzjarreve në gadishullin historik të Stambollit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet