Turqia reagon ashpër ndaj ligjit “shtet-komb hebre”

“Është e pamundur të pranohet ky hap racist, i cili tregon përpjekjet për fshirjen e popullit palestinez nga atdheu i tyre jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe ligjore”, tha Kalın për AA.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, dënoi ashpër ligjin e miratuar sot në parlamentin izraelit (Knesset) i cili e definon Izraelin si shtet-komb hebre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e pamundur të pranohet ky hap racist, i cili tregon përpjekjet për fshirjen e popullit palestinez nga atdheu i tyre jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe ligjore”, tha Kalın për AA.

Kalın tha se Turqia i kundërshton përpjekjet e qeverisë izraelite për krijimin e një shteti të aparteidit dhe formimin e vendbanimeve të reja ilegale që synojnë largimin sistematik të palestinezëve.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë kundër kësaj padrejtësie që ndodhi para syve të gjithë botës”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...