Turqia raporton 7.719 raste të reja me COVID-19

Sipas autoriteteve shëndetësore turke, numri i viktimave nga pandemia është rritur në 26.117, me 124 vdekje të raportuara brenda ditës së fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 7.719 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 636 raste simptomatike, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.48 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore turke, numri i viktimave nga pandemia është rritur në 26.117, me 124 vdekje të raportuara brenda ditës së fundit.

Rreth 8.016 pacientë të tjerë të prekur nga COVID-19 janë shëruar, duke e çuar në mbi 2.37 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 29.77 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 141.703 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 1.615.

Kategoritë
BotaLajme