Turqia raporton 15.197 raste të reja me COVID-19

Të dhënat tregojnë se 22.203 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, duke e çuar në mbi 2.03 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 20.135, përfshirë 257 viktima të reja

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 15.197 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.816 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.16 milionë.

Të dhënat tregojnë se 22.203 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, duke e çuar në mbi 2.03 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 20.135, përfshirë 257 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 23.95 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 180.892 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritke, aktualisht është 4.251.

Kategoritë
BotaLajme