Turqia raporton 1.632 raste të reja dhe 1.314 të shëruar nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 338.779, ndërsa numri i të shëruarve në 296.972, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë

Turqia raportoi 1.632 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.314 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 338.779, ndërsa numri i të shëruarve në 296.972, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 114.992 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 11,84 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8.957, me 62 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.416, ndërsa 5,9 për qind vuajnë nga pneumonia.

“Numri i pacientëve tanë në gjendje të rëndë është i qëndrueshëm. Është në duart tona të zvogëlojmë numrin e pacientëve në gjendje serioze”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, duke u bërë thirrje të gjithëve të ndjekin masat e ndërmarra për luftimin e pandemisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet