Turqia raporton 1.581 raste të reja me COVID-19

1.355 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Turqia raportoi 1.581 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.355 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 329.138, ndërsa numri i të shëruarve në 288.954, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 116.608 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 11,16 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8.609, me 56 viktima të reja.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter tha se ka një trend të rënies së numrit të pacientëve në gjendje kritike, duke shtuar se ky numër mund të zvogëlohet me trajtim të hershëm.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.411, ndërsa 6,2 për qind vuajnë nga pneumonia.

Kategoritë
BotaLajme