Turqia që tentonin ta rrëzonin tani po i ndihmon

Shkruan: İbrahim Karagül

Në atdheun kryesor të njerëzimit, në ‘Gjeografinë Qendrore’ po lartësohet një forcë e madhe. Erdoğan është fati i kësaj gjeografie. “Është njeriu që po mbledh familjen e madhe”. Kërkuan nga brenda luftërat e kiametit, e goditën nga jashtë. Turqia që tentonin ta rrëzonin tani po i ndihmon. Prisni, sapo kemi filluar…

Në atdheun kryesor të njerëzimit, në ‘Gjeografinë Qendrore’ po lartësohet një forcë e madhe.

Në një hapësirë të gjerë duke nisur nga Afrika Veriore dhe e Mesme e deri në Ballkan, nga rrethinat e Mesdheut deri në Kaukazi, nga Korfuzi i Basrës e deri në Detin e Zi, po realizohet një “mrekulli e Turqisë”.

Historia po rikthehet, po forcohet zëri i gjeografisë.

Kjo forcë po e rrit çdo ditë e më shumë peshën dhe efektivitetin e saj në çdo fushë, në kuadrin rajonal dhe në atë global.

Kjo forcë po bën që bota të harrojë ata që ka mësuar përmendësh, po shtrëngon çdo shtet që të rishikojë planet për shekullin 21.

Kërkuan të nisin luftërat e kiametit, nuk arritën ta ndalojnë Turqinë

Ata që thurnin plane për luftërat e kiametit mbi gjeografinë tonë, ata që si përgatitje të këtyre luftërave u orientuan drejt pushtimeve dhe masakrave masive, që goditën prej dhjetra viteve me terrorin për të larguar Anadollin nga të qenit një forcë qendore dhe që goditën me “frontet” e ngritura brenda, nuk arritën ta pengojnë lartësimin e kësaj fuqie.

Ky shtet, i cili veproi në përputhje me dinamikat e historisë dhe gjeografisë, që përllogariti më së miri rrëshqitjet e forcës globale, po arrin kulmin nën shikimet e shastisura të botës.

Ai shtet është Turqia.

Në çdo cep të gjeografisë së saj, në të gjithë fushat e njohura të forcës po bëhet “shtet i pandalshëm”.

Sulmuan nga brenda dhe nga jashtë. Ata që ecën heshtur, me durim dhe me maturi nuk hezituan aspak

Po ndiqnim prej njëzet viteve zgjimin e një vetëdijeje, zbulimin e një gjenetike, gjallërimin e një kujtese, thirrjen e një force në ditët e sotme, përçimin nga zemra në zemër në mënyrë të heshtur të thirrjes së një rilartësimi, përçimin e një mendimi të thellë në çdo anë të gjeografisë.

Ne e dinim. E dinim se sa luftë e madhe është kjo, se ç’përllogaritje e padhembsur ishte. Por tashmë e di bota. E sheh dhe do të shohë edhe më shumë.

Pavarësisht tradhtive nga brenda e sulmeve nga jashtë, përçmimeve dhe talljeve, gjithë tentativave për të mundësuar përgjunjësimin e këtij shteti, ata që ecën pa u ndjerë, me durim dhe me maturi nuk hezituan aspak.

U trishtuan, u lënduan, u pikëlluan por nuk ua vunë veshin jobesimtarëve… U hartua një rrugë e madhe, bota qëndroi përballë saj por ata nuk u kthyen nga kjo rrugë.

Turqia që dëshironin të rrëzonin tani po i ndihmon ata. Ja pra, bota kështu po ndryshon.

Turqia, e cila deri më sot tregoi qëndrimin e saj të fortë si horizont politik, si solidaritet kombëtar, në fushën e përllogaritjeve gjeopolitike, si fuqizim duke shndërruar shtetin dhe institucionet, në aspektin ekonomis, të mbrojtjes kombëtare dhe në aspektin teknologjik, edhe në ditët e pandemisë tregoi se është shteti më i mirë në botë në fushën e shëndetësisë.

Pandemia Covid-19 u bë shkak për mjaft përçarje të rëndësishme në SHBA. Formoi një pamje pesimizmi dhe mungesë shprese. Shtetet e Europës u rrëzuan një më një. Doli në pah se sistemet e tyre të shëndetësisë ishin pa vlerë.

“Edhe nëse do të bjerë meteor mbi botën, Turqia përsëri nuk ndalon.” Sepse Turqia është më e mira!

Ndërsa Turqia tregoi se zotëron insfrastrukturën më të mirë të shëndetit, se dha përpjekjen më të mirë ndaj pandemisë. Për më tepër Turqia ka dhuruar ndihmë ndaj dhjetra shteteve, vrapoi për të ndihmuar shtetet qendrorë të Europës.

Ndërkohë kur mjaft shtete po përpëliteshin në pesimizëm, dje Turqia hapi një ndër spitalet më të mëdhenj të Europës, Spitali i Qytetit Başakşehir. I tregoi gjithë botës se duke nisur nga aparatura e respiratorit tek ventilatori, nga reanimacioni e deri tek “metoda e suksesshme e kurës është e aftë të prodhojë çdo gjë vetë.

Në ditët e pandemisë Turqia “është më e mira e botës”. Askush mos të hezitojë në pohimin e kësaj.

Edhe fjala e një gazetari grek ku thotë se, “Edhe nëse do të binte meteor mbi botë, Turqia përsëri do të realizojë në Mesdhe atë që dëshiron”, edhe kryetitulli i medias angleze në kuptimin “Nëse nuk vjen ndihmë nga Turqia sistemi ynë shëndetësor rrëzohet”.

Përgatituni për shpejtësinë e jashtëzakonshme. Ky është gjenialiteti osman, gjenialiteti selçuk.

Prej tridhjetë vitesh ndjekim rrjedhën e formimit të një rregulli të ri global. Ndjekim rrëshqitjet e forcës, dobësimin e disa kombeve, lartësimin e disa të tjerëve, formime me pikëqendër gjeografike, shpërndarjen e strukturave mbikombëtare, ndërtimin e qendrave të reja të forcës.

Pandemia, e cila thuajse përgjunjësoi botën, aq shumë e përshpejtoi këtë proces sa, ndoshta ndryshimet që do të shihnim në tridhjetë vite do i shohim në dy vjet. përgatituni me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Ja pra, Turqia është shteti më i gatshëm për këtë. Është shteti që prej vitesh përgatitet për një shndërrim dhe tjetërsim të madh. Çdo gjë që parashikon ky gjenialitet bëhet realitet. Ky është gjenialiteti selçuk, gjenialiteti osman. Është një gjenialitet që ka lëshuar rrënjë në këta toka të moçme. Republika është mbartëse e këtij gjenialiteti. Është gjenialiteti që do të na përçojë ne një hap më pas, në një forcë më të madhe, në të qenit përsëri një forcë qendrore.

Është gjenialiteti që do të mbartë Turqinë nga shëndeti tek mbrojtja, nga siguria e brendshme tek harta e re gjeografike, nga Mesdheu tek thellësitë e Lindjes së Mesme. Është gjenialiteti që drejton sot Turqinë, e orientojnë, që bëhen shkas që të formohet një front madhor përballë saj, gjenialiteti që e bën shekullin e 21-të shekullin e lartësimit të Turqisë.

Kudo të ketë një anëtar të “Familjes së madhe” ne atje do të jemi.

Shteti Osman nuk ishte një shtet perandorak. Shteti Osman ishte forca që bashkonte familjen e madhe që ishte shpërndarë në tre kontinente. Në Luftën e I-rë Botërore ajo familje u bë copë e çikë, u nda, u mor peng, u skllavërua.

Familja e madhe u shpërnda por më e keqja u zhduk shpresa.

Republika ruajti një gjenetikë në Anadoll, ruajti atë kujtesë.

Ja pra, tani u vu në lëvizje ajo kujtesë dhe ajo gjenetikë. Dhe mbi të ndërtohet një forcë e madhe.

Do të gjendemi në çdo cep të Mesdheut. Do të gjendemi në çdo cep të gjeografisë. Do të jetojmë në çdo cep ku jetojnë anëtarët e familjes.

Nuk bëhet histori me skllavërim.

Do të ndjekim shkatërrimin e çdo shteti, çdo aleance, çdo lëvizjeje politike dhe çdo lideri që mundohet të kapë të ardhmen duke u strehuar tek kolonistët e hershëm.

Do të dëshmojmë se si do të kthehen në legjendë ata që e kërkojnë të ardhmen duke vënë në lëvizje dinamikat e historisë dhe të gjeografisë, se si ata do e ndryshojnë historinë, se si do të formojnë forcën.

Lërini regjimet e Arabisë Saudite, EBA-së dhe Egjiptit që tiu shërbejnë të zotërve të tyre kolonistë. Shumë shpejt do të shihet se edhe ata nuk do të mund ta ndalojnë Turqinë. Me skllavëri nuk bëhet histori.

Brenda nesh u ngritën frontet më të frikshëm. Ata që ishin më pranë nesh na tradhtuan. Jashtë nesh ata që copëtuan Shtetin Osman dhe që skllavëruan gjeografinë e tij, thurën fronte të mëdhenj. Sulmet nga jashtë dhe brenda nuk ndaluan asnjëherë.

“Ndalimi dhe pengimi i Turqisë” mori formën e një përparësie ndërkombëtare. Sa më shumë goditën ata, aq më shumë u fuqizua Turqia, aq më shumë u fortifikua.

Ata që vepruan kështu tani kërkojnë ndihmë nga Turqia.

Gjeografitë kanë një kujtesë, e qytetet një zemër. Erdoğan është fati i gjeografisë, është burri që mbledh Familjen e Madhe.

Gjeografitë kanë një kujtesë, e qytetet një zemër. Popujt dhe shtetet kanë një fat.

Presidenti Erdoğan është fati si i Turqisë, ashtu edhe i gjeografisë. Është njeriu që ndryshoi historinë. Është burri që mblodhi përsëri familjen e madhe.

Në “gjeografinë qendrore” të botës, në “atdheun kryesor të njerëzimit” po realizohet një mrekulli. Po përjetohet një rrëshqitje e madhe force.

Ata që janë pranë me Turqinë, që janë sup më sup me të, do të hapin portat e të ardhmes. Ata që do të qëndrojnë përballë saj do të humbasin mundësinë të jenë pjeë e historisë.

Ata që e shohin me mburrje këtë realitet, që e përçmojnë, që tallen me të, qofshin shtete apo individë, do të shkrihen çdo ditë e më shumë, do të harrohen dhe do të zhduken. Ata që nuk kanë arritur të kuptojnë për njëzet vitet e shkuar, është e pamundur të kuptojnë edhe në të ardhmen.

Çdo udhëtar i kësaj udhe, duke nisur nga prijësit e deri tek mbështetësit, të gjithë ata që bartin mbi vete këtë përgjegjësi dhe këtë peshë janë të bekuar.

Sapo kemi filluar.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet