Turqia provon Akinci-në, dronin e ri sulmues (Video)

Kompania turke Baykar, e cila është e specializuar në teknologjinë e dronëve, tha se kishte kryer me sukses një provë zbarkimi dhe ngritjeje autonome të dronit sulmues Akinci, si pjesë e planeve të Turqisë për të rritur industrinë ushtarake.

Kompania turke njoftoi në llogarinë e saj në Twitter: “Avioni Akinci ka përfunduar një tjetër provë të sistemeve të saj. Aeroplani u ngrit nga Corlu dhe për herë të parë në këtë provë arriti të ulej plotësisht i pavarur dhe të ngrihej nga një zonë e largët pa një stacion kontrolli tokësor. ”

Kompania postoi një video përmes kanalit të saj në YouTube të përfundimit të testit dhe operacioneve të suksesshme teknike të kërkuara për ulje dhe ngritje të pavarur.

Operacione mbrojtëse

Agjensia e lajmeve Anatolia njoftoi në qershor se Kompania Turke e Teknologjisë së Mbrojtjes dhe Inxhinierisë (STM) po përgatitej të furnizonte autoritetet turke të sigurisë me dronë kamikaze Alpagu, të cilat janë ndër produktet më të spikatura të industrisë së mbrojtjes së vendit në kohët e fundit.

Mjetet ajrore pa pilot Kargu treguan efikasitet në operacionet mbrojtëse të Turqisë, kështu që shpërndarja e tyre te forcat turke vazhdoi. Përgatitjet janë duke u zhvilluar për futjen e dronëve Alpagu në përdorim ushtarak në fund të këtij viti, shtoi agjencia Anatolia.

Turqia është përpjekur të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes gjatë dy dekadave të fundit dhe ka arritur të bëhet një nga gjashtë vendet më të mira në prodhimin e dronëve civilë dhe ushtarakë.

Që nga viti 2015, Turqia është bërë tregu kryesor për dronët ushtarakë në botë. Dronët Bayraktar dhe Anka kanë provuar aftësitë e tyre në betejat në Siri dhe Libi në të kaluarën. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme