“Turqia prishi ëndrrat e Macron-it”

Shtëpia mediatike me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), “Bloomberg”, publikoi një artikull me titull “Turqia prishi ëndrrat e Macron-it”.

Shtëpia mediatike me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), “Bloomberg”, publikoi një artikull me titull “Turqia prishi ëndrrat e Macron-it”.

Bloomberg shkruan se përpjekja e Presidentit francez Emmanuel Macron për të legjitimuar Halife Haftar-in, udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, dhe një “të dyshuar lufte” kundër qeverisë së Tripolit të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) në Libi, dhe kritikat ndaj Turqisë kanë të bëjnë me mbulimin e gabimet e vendit të tij në Libi dhe me konkurrencën e të drejtave të energjisë në Mesdheun Lindor.

Në artikullin e gazetarit Bobby Ghosh theksohet se i vetmi person që ka diçka të prekshme në Libi, që siguroi mbështetje për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar për tërheqjen e forcave të Haftarit, është “Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan“.

Në artikull tërhiqet vëmendja se Macron-i, i cili bëri akuza të padrejta kundër Turqisë po vuan nga “amnezia”, është zënë në qosh nga Haftar-i dhe se nuk mund të largohet nga ai.

“Ndryshimi i rrjedhës së ngjarjeve në Libi është turp për Macron-in dhe ministrin e Jashtëm Jean-Yves Le Drian dhe kjo nënkupton zbardhjen e disa gjërave”, thuhet në artikull, ndërsa shtohet se zbulimi i varrezave masive në territoret e marra nga forcat e Haftarit tregojnë se personi i mbështetur nga Franca ka kryer krime të mëdha.

Në mes të tjerash bëhet e ditur se kritikat e Macron-it ndaj Turqisë nuk do të cilësohet si “përpjekje e dëshpëruar” për të mbuluar fajin e Francës, ndërsa thuhet se “Macron-i me Ankaranë ka edhe disa hesape të tjera të paqëruara, si për shembull konkurrenca në lidhje me të drejtat për energji në Mesdheun Lindor”.

Kategoritë
BotaLajme