Turqia pranë kosovarëve edhe në ditët e ramazanit

Bashkësia Islame Turke, nëpërmjet Ambasadës Turke në Kosovë, si herëve të tjera edhe këtë radhë, po u qëndron pranë kosovarëve. Në muajin e Ramazanit, ajo ka dërguar dhjetëra pako ushqimore për nevojtarët – shkruan Gazeta e Re.

Ambasadori Çağrı Sakar ishte vet prezent në ceremoninë e shpërndarjes së pakove, e cila u organizua në ambientet e Organizatës Gerçek – në Prishtinë.

Qytetarët shprehën falënderimet ndaj popullit turk që përherë u ka qëndruar pranë dhe sidomos në këto ditë, ndërsa ata përballen me vështirësi të shumta ekonomike.

“Ne si vëllezër muslimanë të Turqisë ndihemi shumë krenarë që së bashku me ju të ndajmë gëzimin e Ramazanit, duke qenë të bindur në atë se besimtarët janë vëllezër.

Përmes kësaj dhurate të Ramazanit ua përcjellim dashurinë dhe përshëndetjet tona. Ne vëllezërit e juaj në Turqi, lutemi për ju, e po kështu mirëpresim edhe lutjet tuaja” – shkruan ndër të tjera në pakot e ndihmave për nevojtarët.

Organizatorët treguan që pakot përmbajnë kryesisht gjëra ushqimore.

Në vijim shihni fotot:

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet