Turqia pezullon rregullat e reja të politikës të WhatsApp

Javën e kaluar, WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale me kompanitë e Facebook-ut.

Autoriteti i Konkurrencës i Turqisë sot ka hapur hetim mbi Facebook-un dhe WhatsApp-in dhe pezulloi rregullat e tyre të reja të shpërndarjes së të dhënave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale me kompanitë e Facebook-ut. Aplikacioni nuk mund të përdoret nëse kushtet nuk pranohen, tha autoriteti në një njoftim.

Autoriteti pezulloi shpërndarjen e të dhënave, edhe nëse përdoruesit pranuan rregullat, për shkak të potencialit për humbje të pariparueshme, deri në përfundim të hetimit.

Facebook gjithashtu duhet të pezullojë shpërndarjen e të dhënave dhe të njoftojë hapin e tij për të gjithë përdoruesit, theksohet në njoftim.

Kategoritë
BotaLajme