Turqia përgënjeshtron pretendimet për lënien në pritje të avionit të ministrit grek, Dendias

Turqia bëri të ditur se pretendimet se është lënë të presë avioni i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nuk pasqyron të vërtetën.

Turqia bëri të ditur se pretendimet se është lënë të presë avioni i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nuk pasqyron të vërtetën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim pyetjes në lidhje me lajmet se avioni i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë është lënë të presë para se të hynte në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ai bëri të ditur se u kërkua leje fluturimi në hapësirën turke për të transportuar ministrin e jashtëm grek nga Iraku më 14 tetor dhe shtoi: “Pala greke u informua menjëherë se leja në fjalë ishte dhënë. Pas defektit teknik të avionit të përmendur në Irak, pala greke caktoi një avion të dytë për fluturim. Pa humbur kohë autoriteteve greke u bë e ditur se avioni në fjalë u lejua të përdorë hapësirën tonë ajrore me të njëjtën leje (numër) fluturimi”.

Zëdhënësi turk tha se lajmet që pretendon se avioni i ministrit Dendias u la në pritje para se të hynte në hapësirën ajrore turke, janë të qëllimshme dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Duke nënvizuar se avioni në fjalë u ngrit nga Iraku pa paraqitur planin e e fluturimit, Aksoy tha: “Planet e fluturimit transmetohen përmes sistemit Eurocontrol. Gjithashtu nga ky sistem u konfirmua se plani i fluturimit nuk ishte transmetuar. Kur avioni i përmendur që mbante ministrin Dendias mbërriti në hapësirën tonë ajrore, me urgjencë u kërkua plani nga autoritetet irakiane dhe pasi plani u mor, fluturimi u krye në mënyrë të sigurt”.

“Sigurisht që nuk është e mundur që një avion të fluturojë pa plan. Në këtë rast dhe para së gjithash kjo është domosdoshmëri për sigurinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Homologët tanë grekë u informuan gjithashtu për këtë çështje” shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratën e tij.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet