Turqia merr pjesë në stërvitjen ushtarake të vendeve të Ballkanit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri të ditur se në stërvitjen e Forcave Speciale të Ballkanit marrin pjesë elementët e Forcave Speciale nga Turqia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Turqia vazhdon veprimtaritë me 12 personel në stërvitjen e Forcave Speciale të Ballkanit, ku merr pjesë edhe Greqia.

Ndërkohë që vazhdon tensioni ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor, të dyja vendet marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB), në stërvitjen e Forcave Speciale të Ballkanit marrin pjesë elementët e Forcave Speciale nga Turqia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Stërvitja që ka filluar më 14 shtator në Rumani do të zgjasë deri më 25 shtator.

Qëllimi i stërvitjes është të zhvillohet miqësia, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet forcave speciale të Ballkanit dhe në të njëjtën kohë të përcillen njohuritë dhe përvoja reciproke.

Gjithashtu me këtë stërvitje synohet të zhvillohet edhe aftësia e realizimit të operacioneve së bashku.

Në stërvitjen që zhvillohet me mirëpritjen e Komandës së Forcave Speciale të Rumanisë, Turqia merr pjesë me 12 personel, një ekip të Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm dhe një personel të shtabit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet