“Turqia me stërvitjen më të madhe ushtarake në Detin Mesdhe jep një mesazh të forte Greqisë”

Turqia para 3 dite ka nisur stërvitjen më të madhe ushtarake e quajtur “Ujku i Detit”, e cila po mbikëqyret nga marina turke e që do të zgjasë deri më 25 maj.

Stërvitja po mbahet në tri dete njëkohësisht, Mesdheun lindor, Egje dhe Detin e Zi, me 131 anije luftarake, 57 avionë dhe 33 helikopterë dhe mbi 20 mije trupa ushtarake.

Stërvitjet erdhën në një kohë kur Greqia dhe Izraeli haptas shprehen shqetësimet e tyre për aktivitetet e Turqisë përreth ishullit të Qipros ku anijet e kurimit turk po bëjnë gërmime për të gjetur burime të gazit natyral.

Gjerësia e stërvitjeve duket se ka shqetësuar ashpër qeverinë e Athinës, e cila  këto ditë është nën presionin e mediave greke.

Ndryshe, agjencia shtetërore turke ka raportuar se pjesë e stërvitjes do të jenë edhe sistemet e brendshme të armëve dhe ato kombëtare, duke përfshirë mjetin ajror pa pilot me shpejtësi të lartë dhe varkën mbrojtëse anti-sipërfaqësore “Albatros”.

Po ashtu, pjesë e stërvitjeve do të jenë edhe nëndetëset e nivelit të lartë, fregatat, artileritë detare, UAV-të e armatosura, si dhe njësitë e kërkimit dhe shpëtimit. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet