Turqia mbyll konsullatën në Këln për shkak të COVID-19

“Pasi u zbulua COVID-19 në stafin e konsullatës sonë të përgjithshme, konsullata jonë nuk do të mund të ofrojë shërbime midis 19 dhe 30 tetorit”, njoftoi konsullata.

Turqia ka mbyllur konsullatën e saj në qytetin gjerman Këln, pasi një nga stafi i saj rezultoi pozitiv për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pasi u zbulua COVID-19 në stafin e konsullatës sonë të përgjithshme, konsullata jonë nuk do të mund të ofrojë shërbime midis 19 dhe 30 tetorit”, njoftoi konsullata.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, pandemia COVID-19 në mbarë botën ka marrë mbi 1,1 milionë jetë njerëzish.

SHBA-të, India dhe Brazili aktualisht janë vendet më të prekura.

Sipas të dhënave të fundit, në mbarë botën deri më tani janë konfirmuar mbi 40 milionë raste të koronavirusit, prej të cilëve mbi 30 milionë janë shëruar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet