Turqia kalon në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër epidemisë së Covid-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia qëndron si një yll i ndritshëm në procesin e ristrukturimit global.

Presidenti Erdogan pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial të mbajtur me anë të videokonferencës bëri deklarata të rëndësishme.

Duke bërë të ditur se 2 muaj e gjysmë të fundit në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), 5 milionë e gjysmë qytetarëve u është ofruar ndihmë financiare, Erdogan tha se ata do të vazhdojnë me mbështetjen e qytetarëve edhe gjatë periudhës së ardhshme.

“Ne kurrë nuk kemi lënë vetëm asnjë nga qytetarët tanë pavarësisht se ku ndodhen ata nga Mauritania në Bolivi”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa shtoi se nga 135 vende që kërkuan ndihma mjekësore nga Turqia, ata arritën t’i dërgojnë ndihmat në 100 prej tyre.

Presidenti theksoi se me masat e marra kundër epidemisë është zvogëluar  numri i rasteve të infektimit dhe tha se në kuadër të “normales së re” duke filluar prej 1 qershorit do të hiqet ndalesa e hyrje-daljeve në disa qytete dhe njoftoi se nëpunësit civilë që janë me leje administrative ose që punojnë me orar fleksibël do të fillojnë nga puna në të njëjtën datë.

“Restorantet, kafenetë, plazhet, parqet, kopshtet, muzetë, vendet arkeologjike, bibliotekat, çerdhet dhe qendrat e kujdesit ditor do të vihen në shërbim në të njëjtën datë, ndërsa kufizimet për aktivitete sportive individuale, koncerte të hapura, turizëm detar dhe transport do të përfundojnë nga fillimi i muajit”, bëri të ditur Erdogan dhe tha se “Disa nga kufizimet e lëvizjes do të vazhdojnë edhe për një kohë”.

“Ne sinqerisht besojmë se na pret një e ardhme e ndritur për sa kohë që uniteti, bashkimi dhe vëllazëria mbahen gjallë”, deklaroi kreu i shtetit turk, ndërsa shtoi: “Ne kuptuam paraprakisht që në procesin global të ristrukturuar nga një këndvështrim politik dhe ekonomik, Turqia ka një të ardhme më të mirë. Turqia qëndron si një yll i ndritshëm në procesin e ristrukturimit global”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet