Turqia ka ankesa legjitime kundër SHBA-ve

Shumë politikanë dhe organizata “think tank” në Washington kanë reaguar ndaj vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump lidhur me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajoni ku Turqia ka planifikuar të ndërmarrë operacion.

Në një artikull të publikuar në gazetën “Wall Street Journal” (WSJ) thuhet se, “Është padituri që reagimi i Ankarasë për armatosjen e YPG-së të komentohet si anti-kurd. Kjo është e ngjashme sikur lufta kundër Al-Kaedës të komentohet si islamofobike”.

Eksperti i lartë për Lindjen e Mesme në Institutin Hudson, Michael Doran dhe lektori në Universitetin Princeton, Michael Reynolds, kanë shkruar një artikull për WSJ me titull “Turqia ka ankesa legjitime kundër SHBA-ve”.

Shumë politikanë dhe organizata “think-tank” në Washington kanë reaguar ndaj vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajoni ku Turqia ka planifikuar të ndërmarrë operacion, thuhet në shkrimin ku bëhet e ditur se “Personat që bëjnë këto kritika, injorojnë të vërtetat”.

– YPG ka lidhje themelore me PKK-në

“Vendosmëria e Turqisë për ruajtjen e kufirit të saj jugor nga YPG-ja, në përgjithësi shihet si një gjë me qëllim të keq. Por, YPG ka lidhje themelore me PKK-në dhe se këtë sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter, e ka theksuar gjatë një kongresi në prill të vitit 2016”, qëndron ndër të tjera në artikullin ku theksohet se Trump ka të drejtë që tërheq mbështetjen për “kurdët e lidhur me PKK-në” në veri të Sirisë.

Më tej thuhet se ata që kritikojnë Turqinë gjejnë si arsye edhe blerjen e sistemit S-400 dhe se marrëdhëniet SHBA-Turqi nuk lidhen vetëm me personalitetin e presidentit, Recep Tayyip Erdoğan, por edhe me “anti-amerikanizmin” që rritet në Turqi dhe se kundër SHBA-ve kanë mbajtur qëndrim edhe ata që nuk e mbështesin Erdoğanin.

Në artikull thuhet se Turqia ka tre probleme kryesore kundër SHBA-ve të cilat janë:

“E para është politika e ndrojtur e SHBA-ve për Sirinë. Anakaraja mbështeti përpjekjet e popullit të Sirisë për rrëzimin e diktatorit Bashar al-Assad dhe ndoqi hapat e Washingtonit. Kur Turqia qëlloi një avion luftarak rus në vitin 2015 për shkak se shkeli hapësirën ajrore turke, presidenti Obama në vend që ta shikonte këtë situatë si një konflikt mes një partneri kyç të Amerikës dhe një armiku të fortë kundër interesave të SHBA-ve, zgjodhi që ta shohë këtë si një debat dypalësh mes palëve të treta. Pasi Ankaraja mbeti e vetme e kuptoi që nuk kishte alternativë tjetër veçse të dakordohej me Moskën. Vullneti i Vladimir Putinit e mundi qëndrimin e distancuar të Obamës. Dhe kjo situatë krijoi edhe marrëveshjen për S-400”.

– “SHBA në vend që të punonte me Turqinë zgjodhi të mbështesë YPG-në, krahun e PKK-së në Siri”

Një tjetër çështje që ankohet Turqia është edhe arsyeja se SHBA-ja ka strehuar kreun e FETO-s Fetullah Gülen.

“James Jeffrey, ish-ambasadori amerikan në Ankara para se të vinte në detyrën e përfaqësuesit special për Sirinë kishte thënë se ‘Strehimi i Gülenit në SHBA është turp‘. Shumë turq e pyesin se si SHBA-ja mund të bëhet strehë për një personalitet famëkeq të tillë?”.

Ankesa e tretë dhe më e rëndësishme e Turqisë është vendimi që qeveria Obama mori në vitin 2016 për të armatosur dhe trajnuar anëtarët e YPG-së, thuhet në artikull ku shpjegohet se, “SHBA, në vend që të punonte me Turqinë zgjodhi të mbështesë YPG-në, krahun e PKK-së në Siri. Populli turk këtë organizatë e sheh si përgjegjëse për luftën që vazhdon prej vitesh dhe përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve. PKK përbën një kërcënim të madh për Republikën e Turqisë dhe të gjithë turqit në spektrin politik e urrejnë këtë organizatë. Është padituri që reagimi i Ankarasë për armatosjen e YPG-së të komentohet si anti-kurd. Kjo është e ngjashme sikur lufta kundër Al-Kaedës të komentohet si islamofobike”.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
BotaLajmeOPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet