Turqia hakmerret fuqishëm, MM: Janë neutralizuar 2100 paramilitar të rregjimit sirian

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pas sulmit të kryer nga forcat e regjimit në Idlib janë dhënë menjëherë kundërpërgjigje të shumëfishta në kuadrin e rregullave të angazhimit dhe vetëmbrojtjes legjitime, ku janë vënë nën shënjestër të zjarrit 300 objektiva të regjimit dhe se sipas të dhënave paraprake janë neutralizuar 2100 pjesëtarë te forcave paramilitarë te regjimit Bashar Al-Asad, transmeton Gazeta e Re.

Në anën tjetër, ne një deklaratë për media i pari i Turqisë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se: “Të gjithë duhet ta shohin dhe ta pranojnë se lufta jonë në Siri ka të bëjë me të ardhmen e të gjithë neve. Nga 34 është rritur në 36 numri i dëshmorëve tanë gjatë operacionit në Idlib. Besoj se dëshmorët tanë janë pikat më të larta në luftën për të bërë këtë territor atdhe të këtij populli”, tha Erdoğan duke shtuar se “Nuk e lëmë pa kundërpërgjigje gjakun e dëshmorëve tanë. Deri më tani janë vrarë mbi 2.100 elementë të regjimit dhe janë shkatërruar rreth 300 mjete”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet