Turqia fiton rreth 10 milionë dollarë nga eksporti i açugës

Turqia në vitin 2019 eksportoi peshk açuga me vlerë 9 milionë e 711 mijë e 116 dollarë në 21 vende të botës.

Në krahasim me një vit më parë eksporti në fjalë u rrit me 1% duke arritur në 1996 tonë.

Nga shitjet jashtë shtetit fitimi nga açuga gjatë vitit 2019 ishte 9 milionë e 711 mijë e 116 dollarë, kurse një vit më parë (2018) ishte 9 milionë e 477 mijë e 209 dollarë.

Në bazë të sasisë së eksportit të açugas, më shumë është bërë drejt Francës, përkatësisht 3 milionë e 457 mijë e 317 dollarë. Ky vend pasohet nga Belgjika me 3 milionë e 83 mijë e 265 dollarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 milion e 24 mijë e 40 dollarë, Gjermania me 701 mijë e 339 dollarë dhe Spanja me 505 mijë e 922 dollarë.

Në krahasim me vitin 2018, vitin e kaluar u bë eksport për herë të parë drejt Ukrainës, Somalisë dhe Sirisë.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet