“Turqia është e vetëdijshme për rëndësinë e Ballkanit”

Deputeti nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) për qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, njëherësh edhe kryetari i komisionit parlamentar për punë të brendshme, Celalettin Güvenç, theksoi se Turqia është e vetëdijshme për rëndësinë e Ballkanit.

Güvenç bashkë me deputetin e Partisë AK për qytetin Bursa dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Refik Özen morën pjesë në takimin vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e Evropës Juglindore që u organizua në Tiranë, raporton AA.

Güvenç pas mbledhjes në një deklaratë për media, tregoi se në mbledhjen të cilin kanë marrë pjesë kryetarë të komisioneve të sigurisë nga 7 vende kanë biseduar në lidhje me krimet kibernetike të cilat janë në axhendën botërore kohëve të fundit.

Përveç pjesëmarrjes në mbledhje, Güvenç tha se janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe kryetaren e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Ermonela Felaj Valikaj, me të cilët kanë biseduar se çfarë mund të bëjnë dy shtetet mike dhe vëllazërore.

Ai gjithashtu njoftoi se janë takuar edhe me biznesmenët të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Turqi-Shqipëri (ATTSO), duke tërhequr vëmendjen në investimet strategjike të Turqisë në Shqipëri.

Güvenç theksoi se Turqia duke përfshirë edhe presidentin e deri tek njeriu i thjeshtë të gjithë janë të gatshëm të bëjnë atë që është e mundur.

“Turqia është e vetëdijshme për rëndësinë e Ballkanit. Është e vetëdijshme se Ballkani duhet të ngrihet në këmbë. Nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, është e vendosur që të bëjë atë që është e nevojshme që Ballkani të ngrihet në këmbë, të sjellë prosperitetin në këtë vend bashkë me qetësinë”, u shpreh ai.

Ndër të tjerat, ai njoftoi se në takimet e autoritetet shqiptare kanë shprehur edhe ndjeshmërinë e tyre në lidhje me FETO-n.

“Shprehëm se në çfarë punë, lidhje të rrezikshme është organizata terroriste FETO, si duhet të jetë kujdesshme kundër kësaj si dhe linjat tona të kuqe”, tha Güvenç.

Güvenç theksoi se vendi i tij nuk është shpresa e të shtypurve vetëm brenda Turqisë dhe në Ballkan dhe se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është shpresa e të shtypurve.

Ai potencoi se Turqia ishte vendi i cili parandaloi që Deti Mesdhe të mbushet me kufomat e migrantëve, duke shtuar se Turqia në histori ka hapur krahët e saj për njerëzit e religjioneve dhe popujve tjerë, atyre të margjinalizuar, të cilat kanë pësuar gjenocid.

– “Refugjatët sirianë i interesojnë edhe Evropës, edhe Ballkanit”

Nga ana e tij deputeti i qytetit Bursa, Özen, tregoi se gjatë mbledhjes kanë patur mundësinë që të prezantojnë aktivitetet dhe përvojat e tyre në lidhje me sigurinë kibernetike.

Ai theksoi se miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë është shumë e fuqishme në çdo fusha, duke treguar se të gjithë përfshirë edhe presidentin Erdoğan dëshirojnë që këto lidhje të përforcohen edhe më shumë.

Özen gjithashtu ka folur edhe në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” dhe refugjatët. “Çështja në lidhje me refugjatët sirianë nuk është një çështje që na intereson vetëm ne, është një çështje që i intereson nga afër edhe Evropës edhe Ballkanit”, u shpreh ai.

Deputeti turk ndër të tjerat theksoi se nga Shqipëria presin hapa më pozitive në lidhje me luftën kundër FETO-s.

“Ne e dimë se shumë anëtarë të organizatave terroriste të cilët kanë ikur nga Turqia janë në Shqipëri dhe vazhdojnë aktivitetet e tyre këtu. Shprehim rëndësinë për Turqinë në lidhje me masat ndaj këtyre, gjithashtu shprehëm rëndësinë në aspektin e ardhmërisë së Shqipërisë si dhe nevojshmërinë e masës ndaj kësaj. Shpresojmë që për shkurt kohë autoritetet e Shqipërisë hedhin hapat e duhura në lidhje me këtë”, theksoi Özen.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet