“Turqia e ndihmon Ballkanin në periudhat më të vështira, kurse BE-ja nuk duket gjëkundi”

Zyrtarë të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kanë vlerësuar nga «Twitter» ndihmat mjekësore që Turqia ka bërë këto ditë për vendet e Ballkanit Perëndimor kundër pandemisë globale Covid-19.

Zëdhënësi i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PartiOmer Çelik ka bërë vlerësime në lidhje me ndihmat mjekësore që po dërgon Turqia në vendet e Ballkanit me qëllim që t’u sigurojë atyre mbështetje në luftën kundër epidemisë së re të koronavirusit (Covid-19) dhe pozicionin e vendeve evropiane në këtë proces.

Unë kam dëgjuar vazhdimisht nga shumë politikanë brenda Bashkimit Evropian (BE) deklarata të tilla: “Duhet ndaluar influenca në rritje e Turqisë në Ballkan“, shkruan Omer Celik në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter», të cilin e vazhdon kështu:

“Qëllimi i disa vendeve evropiane në marrëdhëniet e tyre me Ballkanin është ndërtuar vetëm mbi thyerjen e ndikimit të Turqisë. Dhe kur Ballkani ka nevojë për ndihmë në luftën me epideminë e virusit, asnjë prej tyre [vendeve evropiane] nuk duket gjëkundi. Ndërsa Turqia u ofron ndihmë vendeve të Ballkanit në periudhat më të vështira. Ajo çfarë Turqia bëri e vetme, Bashkimi Evropian (BE) nuk arriti ta bëjë as për Italinë dhe Spanjën, dhe as për vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Çelik vuri në dukje se Turqia, si një shtet me rrënjë dhe i fortë evropian, ka treguar se është një garanci për gjeografinë evropiane.

Evropa nuk mund të përkufizohet pa Turqinë. Avioni i ndonjë prej vendeve të fuqishme evropiane nuk është parë të fluturojë mbi Itali, Spanjë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Kurse Turqia e bart kudo flamurin në emër të solidaritetit njerëzor. Turqia po i përmbush e vetme përgjegjësitë e saj në nivel kontinental në emër të solidaritetit humanitar, lidhjeve historike, përgjegjësive rajonale dhe globale që ka”,- u shpreh zëdhënësi Omer Çelik.

Në postimin e tij Çelik tha se Turqia është vendi i vetëm që mund të tregohet si shembull në emër të solidaritetit të NATO-s.

Kurse nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në lidhje me çështjen ka bërë këtë postim në llogarinë e tij në «Twitter»: “Ne, si miq të ngushtë të popujve të Ballkanit, do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me ata në këto ditë të vështira. Ndihma që Turqia po i jep Bosnjës-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë tregon se Turqia është një vend mik si në ditë të mira, ashtu edhe në ditë të këqija”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet