Turqia do të studiojë mutacionet e koronavirusit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka filluar një studim për të përcaktuar nëse koronavirusi i ri (Covid-19) ka pësuar apo jo mutacione (ndryshime gjenetike) në Turqi.

Laboratori Kombëtar i Referencës Virologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetit Publik po kryen një studim për të përcaktuar nëse ka pësuar apo jo mutacione koronavirusi i ri (Covid-19), që u shfaq në Turqi më 11 mars 2020.

Profesorja e asociuar Gylaj Korukluollu (Gülay Korukoğlu) dhe ekipi i saj kanë nisur nga puna duke studiuar mostrat që janë mbledhur për 4 muaj në rajone të ndryshme të Turqisë.

Përpunimi i dhënave dhe analiza e tyre me metoda të përparua do të zgjasë 4 javë dhe rezultati do të bëhet publik nga ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca).

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet