Turqia do të investojë mbi 100 milionë dollarë në objektet e gazit në Detin e Zi

Tubacioni 155 kilometra i gjatë do të lidhet nga impianti i ri i prodhimit të gazit nënujor në fabrikën e përpunimit të gazit natyror në tokë.

Turqia do të investojë 780 milionë lira turke (rreth 111 milionë dollarë) për ndërtimin e impiantit për prodhimin e gazit nënujor dhe një tubacion të gjatë 155 kilometra i cili do të lidhet me impiantin e ri të përpunimit të gazit në bregdet në Filyos, raporton Anadolu Agency (AA).

Impianti do të ndërtohet në provincën Zonguldak përgjatë bregdetit perëndimor të Turqisë në Detin e Zi, sipas një raporti të kërkesës së vlerësimit të ndikimit në mjedis për këtë projekt të integruar me 3 faza.

Anija e parë kombëtare turke e shpimit në ujëra të thella që kreu kërkime në Detin e Zi, Fatih, zbuloi 405 miliardë metra kub gaz natyror vitin e kaluar në zbulimin më të madh të vendit ndonjëherë në historinë e tij dhe zbulimin më të madh të gazit në det të hapur në të gjithë botën në vitin 2020 në pusin Tuna-1 që ndodhet rreth 170 kilometra larg brigjeve Zonguldak të Turqisë.

Anija turke e shpimit Fatih vazhdoi shpimet e vlerësimit të puseve në rajon, e para prej të cilave përfundoi në Turkali-1 muajin e kaluar. Anija e shpimit aktualisht është duke punuar në pusin e dytë, Turkali-2, në një thellësi uji prej 3.050 metrash.

Pjesa e parë e këtij projekti, i cili përbën impiantin e prodhimit të gazit nënujor, do të ndërtohet në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Turqisë në Detin e Zi. Pjesa e dytë përfshin tubacionin e gazit natyror nënujor që do të vendoset 2.2 kilometra nën nivelin e detit duke u lidhur me pjesën e tretë, impianti i përpunimit të gazit i vendosur në Zonën Industriale Filyos në bregun e Detit të Zi në Zonguldak.

Korporata e Naftës e Turqisë, ndërmarrja kombëtare e naftës dhe gazit dhe operatori i projektit, do të alokojë një pjesë të konsiderueshme të Zonës Industriale Filyos për impiantin e ri.

Rreth 2.000 persona pritet të punësohen për të sjellë gazin nga fusha e gazit Sakarya në bregdet.

Impianti dhe tubacioni i ri nënujor, i cili do të ketë një jetëgjatësi 40-vjeçare, do të operohet në distancë pa staf.

Në fazën e parë të projektit, duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2023, në total 10 milionë metra kub gaz natyror në ditë do të prodhohen nga 6 deri në 10 puse në fushën e gazit Sakarya.

Ky vëllim i prodhimit do të transferohet përmes tubacionit në Filyos ku do të përpunohet, duke siguruar që niveli i presionit të gazit të jetë në përputhje me atë të Kompanisë së Gazsjellësit të Naftës të Turqisë (BOTAS), kurse BOTAS do të shpërndajë gazin tek përdoruesit e tij.

Objekti do të përpunojë rreth 3.5 milionë metra kub gaz natyror nga fusha Sakarya çdo vit për të ndihmuar në përmbushjen e konsumit të gazit natyror të Turqisë prej 50 milionë metra kub në vit.

Prodhimi i përgjithshëm ditor në terren nga rreth 30 në 40 puse do të nxjerrë 40 milionë metra kub gjatë fazës së dytë të projektit nga 2023 e tutje.

Pritet që në vitin 2028 fusha e gazit të regjistron fazën e saj kulmore kur prodhimi i gazit natyror i Turqisë do të arrijë pothuajse 15 miliardë metra kub në vit. Kjo do të lejojë vendin të përmbushë një sasi të konsiderueshme të nevojave të saj për gaz.

Aktualisht, Turqia importon pothuajse të gjitha nevojat e saj të gazit, kryesisht nga Rusia, Azerbajxhani, Irani si dhe të gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Kategoritë
BotaLajme