Turqia dhe Rusia do të heqin afatet kohore për dërgesat në rrugë tokësore

Të dy palët vlerëzuan pozitivisht hapat e ndërsjella të ndërmarrë për të hequr kufizimet e qëndrimit të shoferëve rusë dhe turq në të dy vendet gjatë transporteve të ndërsjella.

Ministria ruse e Transportit ka njoftuar se Turqia dhe Rusia janë pajtuar të heqin reciprokisht disa nga afatet kohore për dërgesat në rrugë tokësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri rus i Transportit, Yevgeny Ditrikh, realizoi një bisedë telefonike me ministrin turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë ruse, të dy palët vlerëzuan pozitivisht hapat e ndërsjella të ndërmarrë për të hequr kufizimet e qëndrimit të shoferëve rusë dhe turq në të dy vendet gjatë transporteve të ndërsjella.

Të dy vendet po ashtu ranë dakord të heqin afatet kohore që ishin zbatuar për shoferët gjatë procesit të transportit përmes Rusisë dhe Turqisë.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet