Turqia dhe OBSH firmosin marrëveshje për hapjen e zyrës në Stamboll

Pasi të hapet, zyra do të drejtojë përpjekjet për të përmbushur nevojat aktuale gjatë pandemisë së koronavirusit, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Turqia dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nënshkruan një marrëveshje për të hapur Zyrë në Stamboll për Emergjenca Humanitare dhe Shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi të hapet, zyra do të drejtojë përpjekjet për të përmbushur nevojat aktuale gjatë pandemisë së koronavirusit, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Henri Kluge.

Nga ana e tij, Kluge tha se zyra e planifikuar do t’i shërbejë Evropës.

Të dhënat e raportuara që nga prilli kanë treguar që Turqia “po tejkalon pikën kritike” në betejën e saj me COVID-19, duke ulur ngarkesën e rasteve dhe numrin e vdekjeve me mbi 75 për qind, tha Kluge, duke nënvizuar rëndësinë e përgatitjes dhe gatishmërisë së emergjencës, zhvillimin e testeve lokale diagnostikuese dhe forcimin e testimit, gjurmimit të kontaktit dhe trajtimit.

Duke shprehur vlerësim dhe respekt për Turqinë për solidaritetin gjatë pandemisë, Kluge vlerësoi gjithashtu suksesin e vendit në luftimin e pandemisë me vdekje të ulëta midis personave të moshuar.

“Ne gjithashtu duhet të jemi të gatshëm për të trajtuar rreziqet e larta, veçanërisht në mesin e të moshuarve, në vjeshtë, kur të arrijë sezoni i gripit. Për ta mbajtur këtë sukses të Turqisë me vdekshmëri të ulët nga COVID-19 në mesin e të moshuarve, do të na duhen ndërhyrje të synuara, siç janë vaksinimet kundër gripit, parandalimi i infeksionit dhe kontrolli”, tha drejtori rajonal i OBSH-së.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet