Ceremonia e nënshkrimit u mbajt pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në takimin e Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar në kryeqytetin turk.
Turqia dhe Katari sot firmosën një memorandum mirëkuptimi për të finalizuar shitjen e 10 për qind të aksioneve të bursës turke Borsa Istanbul, raporton Anadolu Agency (AA).
Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Zafer Sönmez, shefi ekzekutiv i Fondit të Pasurisë së Turqisë, dhe Mansoor bin Ebrahim Al-Mahmoud, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Investimeve të Katarit, në pallatin presidencial në Ankara.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në takimin e Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar në kryeqytetin turk.
Fondi i Pasurisë i Turqisë është aksioneri më i madh i Borsa Istanbul me 90,6 për qind. Pas shitjes, fondi do të vazhdojë të mbajë 80,6 për qind të aksioneve.
Autoriteti i Investimeve i Katarit është fondi sovran i pasurisë së shtetit të Gjirit.
Ankaraja dhe Doha gëzojnë marrëdhënie të forta, veçanërisht që nga bllokada e vitit 2017 ndaj këtij vendi nga ana e Arabisë Saudite disa vendeve të tjera arabe.
Dy vendet kanë forcuar lidhjet ushtarake dhe ekonomike në vitet e fundit.