Turqia dhe Azerbajxhani përgatiten për stërvitje të përbashkët ushtarake

Helikopterët luftarakë të Turqisë që do të përdoren në stërvitje mbërrijnë në Nakhchivan.

Përderisa Turqia dhe Azerbajxhani po përgatiten për një stërvitje të përbashkët ushtarake të shkallës së gjerë, disa helikopterë luftarakë të Turqisë arritën në Nakhchivan.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, helikopterët u transportuan nga aeroplanët ushtarakë në pronësi të Forcave Ajrore Turke dhe ata u mirëpritën me një ceremoni ushtarake.

Pas ceremonisë, helikopterët u përgatitën nga ekipet teknike për stërvitjen e ardhshme.

Stërvitja ushtarake që do të mbahet në Baku dhe Nakhchivan në datat 1-5 gusht do të përfshijë mortaja, automjete të armatosura dhe topa që godasin objektiva të simuluar.

Forcat ajrore të dy vendeve do të fillojnë stërvitjet më 29 korrik, për të përfunduar më 10 gusht. Helikopterët dhe aeroplanët luftarakë do të zhvillojnë aktivitete në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlakh.

Njoftimi për stërvitjen ushtarake erdhi disa ditë pas një sulmi të forcave të armatosura armene mbi trupat azerbajxhanase në rajonin kufitar veriperëndimor Tovuz. Të paktën 11 ushtarë azerbajxhanasë, përfshirë një gjeneral major dhe kolonel, u martirizuan.

Azerbajxhani fajësoi Armeninë për veprime “provokuese”, me Ankaranë e cila doli në mbështetje të Bakut dhe paralajmëroi Yerevanin që nuk do të hezitonte të qëndronte kundër çdo lloj sulmi ndaj fqinjit të saj lindor.

Malësia e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, është nën okupimin e paligjshëm armen që nga viti 1991.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet