Turqia dërgon teste për koronavirusin në Azerbajxhan

Ministri i Shëndetësisë së Azerbajxhanit, Oktay Shireliyev tha se me anë të Turqisë kanë siguruar testet e para për të diagnostikuar tipin e ri të koronavirusit (Kovid-19).

Në një deklaratë të bërë për televizionin shtetëror ai tha se falë masave të marra është parandaluar përhapja e koronavirusit në vend.

Ai rikujtoi se në ditët e para në shumë vende nuk kishte teste për të diagnostikuar koronavirusin dhe shtoi: “Me anë të motrës sonë, Turqisë u sollën testet në Baku dhe pacientët e parë i përcaktuam nëpërmjet këtyre testeve”.

Rasti i parë në Azerbajxhan u regjistrua për herë të parë më 28 shkurt tek një nënshtetas rus që kishte kaluar në këtë vend nga Irani.

Deri më sot në Azerbajxhan nga koronavirusi janë infektuar 87 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën. Dhjetë të sëmurë janë shëruar ndërsa 76 të sëmurët e tjerë, 3 prej të cilëve nën morën 18 vjeç vazhdojnë të kurohen.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet