Turqia dënoi heqjen e tabelave të TIKA-s nga muri i varrezave Yusufiye në Jerusalemin Lindor

Turqia reagoi për heqjen nga policia izraelite të tabelave të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nga muri i varrezave Yusufiye në Jerusalemin Lindor.

Turqia reagoi për heqjen nga policia izraelite të tabelave të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nga muri i varrezave Yusufiye në Jerusalemin Lindor.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Yavuz Selim Kiran në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter postoi pamjet e heqjes nga policia izraelite të tabelave të TIKA-s nga muri i varrezës myslimane Yusufiye që ndodhet në afërsi të mureve lindore të kompleksit Al-Aksa.

“Ju mund t’i hiqni tabelat, por jo edhe dashurinë ndaj Turqisë nga zemrat e popullit. Shoqëria ndërkombëtare duhet të japë përgjigjen e nevojshme për këtë mosrespektim të trashëgimisë historike dhe kulturore. Ai çekan nuk goditi vetëm tabelat e TIKA-s, por edhe zemrat e njerëzimit”, shkruan zëvendësministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kiran në postimin e tij.

Kujtojmë që tabela e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ishte e vendosur në murin e varrezave që nga viti 2010 e këtej.

Kategoritë
BotaLajme