Turqia aktivizon sistemin për gjurmimin e të infektuarve me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka filluar Projektin e Gjurmimit të Izolimit Pandemik për të reduktuar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit dhe për të siguruar izolimin e të infektuarve me Covid-19.

Projekti ka nisur të funksionojë përmes bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Entit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit Elektronik dhe të gjithë operatorëve të telefonisë së lëvizshme që operojnë në vend duke marrë fillimisht lejet e nevojshme në suazën e autorizimit ligjor.

Në këtë mënyrë, është planifikuar që me këtë projekt të bëhet gjurmimi i rasteve pozitive (personave të infektuar me Covid-19), për të monitoruar nëse ata i respektojnë apo jo rregullat e vetëizolimit, të cilat janë të domosdoshme për veten e tyre, për të dashurit e tyre dhe për shëndetin e të gjithë shoqërisë. Kështu do të mund të monitorohen edhe personat në karantinë dhe dinamika e zonës ku gjenden ata, por do të nxirren edhe analiza për parandalimin e pandemisë.

Njerëzit, të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rrezikut të koronavirusit, do të marrin një mesazh paralajmërues në telefon nëse ata largohen nga banesa e tyre.

Falë teknologjisë së thirrjeve automatike me këta persona do të kalohet menjëherë në kontakt dhe do t’ju kërkohet të kthehen në vendin e kërkuar të izolimit.

Situata në lidhje me shkelësit e paralajmërimit dhe ata që insistojnë të kundërshtojnë rregullat e vendosura do t’u përcillet agjencive ligjzbatuese për të siguruar marrjen e masave të nevojshme administrative dhe zbatimin e sanksioneve.

Ekipet e sigurisë që patrullojnë në rrugë do të jenë në gjendje të zbulojnë nëse personi në fjalë e ka shkelur apo izolimin.

Të dhënat e fituara në kuadër të këtij projekti nuk do të përdoren për qëllime të tjera përveç luftës kundër pandemisë, dhe do të fshihen në datën që është zhdukur rreziku i sëmundjes.

Sidoqoftë, mbrojtja e të dhënave do të jetë nën garancinë e shtetit dhe siguria e sistemit do të monitorohet rreptësisht.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet