Turqi-ShBA realizuan trajnim detar në Mesdhe

Fregata turke “TCG Kemalreis” dhe Grupi i Aeroplanmbajtëses amerikane “Eisenhower” ka realizuar trajnime detare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë (MSB).

Fregata turke “TCG Kemalreis”, e cila është me detyrë në Operacionin “Mburoja e Mesdheut” dhe Grupi i Aeroplanmbajtëses amerikane “Eisenhower” realizuan dje [28.07.2020] trajnime detare në Mesdheun Qendrore dhe Lindor, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) nga llogaria e saj në «Twitter».

Postimin e saj Ministria e shoqëron edhe me fotografi nga ky trajnim.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet