Turqi, sekuestrohet një libër hebraik 800 vjeçar

“Ekipet anti-kontrabandë të xhandarmërisë turke kapën 4 persona në flagrancë duke u përpjekur të shesin librin mesjetar”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Diyarbakır-it.

Një libër 800-vjeçar i shkruar në hebraisht u sekuestrua në juglindje të Turqisë, njoftuan sot zyrtarët lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekipet anti-kontrabandë të xhandarmërisë turke kapën 4 persona në flagrancë duke u përpjekur të shesin librin mesjetar”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Diyarbakır-it.

I stolisur me ilustrime fetare, libri përbëhet prej 22 faqesh prej lëkure, thuhet më tej në njoftim.

Libri mesjetar është vënë nën mbrojtjen e shtetit, thuhet më tej.

Kategoritë
KulturëTë ndryshme

Të ngjajshmet