Turqi, regjistrohen më pak se 1.000 raste të reja me COVID-19

Mbi 1.120 persona janë shëruar nga sëmundja në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 116 mijë numrin e të shëruarve.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i rasteve të reja në vend është nën 1 mijë, pavarësisht numrit të madh të testeve të kryera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 952 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 154.500 të infektuar, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Numri i të shëruarve është rritur në 116.111 pasi 1.121 pacientë të tjerë u lëshuan nga spitalet gjatë ditës së kaluar, tha Koca.

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 4.276 ndërsa vendi raportoi 27 viktima të reja në 24 orët e fundit.

Deri më tani, Turqia ka kryer mbi 1.76 milion teste, prej të cilëve mbi 37.500 janë kryer në 24 orët e kaluara.

Kategoritë
BotaLajme