Turqi, regjistrohen 2.841 raste të reja me COVID-19

Gjithsej 88 vdekje të tjera të lidhura me virusin u raportuan në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 11.233

Numri i të prekurve me koronavirus (COVID-19) në Turqi u rrit në 404.894, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi regjistroi 2.841 pacientë të tjerë me COVID-19, ndërsa 3.095 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.

Gjithsej 88 vdekje të tjera të lidhura me virusin u raportuan në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 11.233.

Numri i të shëruarve u rrit me 2.181 gjatë së njëjtës periudhë, për të arritur në 346.794.

Ndërkaq, 148.482 teste të reja për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin, duke e çuar totalin në mbi 15,71 milionë.

Po ashtu, të dhënat e ministrisë treguan se 4,2 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.

Kategoritë
BotaLajme