Turqi, peshkatarët kapën një peshkaqen pesë metra të gjatë

Peshkaqeni 300 kilogramësh u kap nga një grup peshkatarësh në ujërat e Mesdheut.

 Peshkatarët në qytetin turk të Mersinit kapën një peshkaqen të gjatë pesë metra të cilin e ekspozuan në treg, raporton Anadolu Agency (AA).

Peshkaqeni 300 kilogramësh u kap nga një grup peshkatarësh në ujërat e Mesdheut. Nga rrjeta e transferuan në breg ku e ekspozuan.

Kjo ngjarje e pazakontë tërhoqi vëmendje të madhe të qytetarëve të cilët dëshironin të bënin fotografi afër peshkaqenit.

Adnan Polat, ndihmës kryetar i Shoqatës së peshkatarëve të Mersinit, deklaroi për AA se peshkatarët katër orë tentuan të mposhtin peshkaqenin i cili ishte ngatërruar në rrjet. Siç tha, mishi i këtij peshkaqeni është treguar si i mirë për kurimin e kancerit.

Ata, shtoi Polat, për këtë arsye gjatë ditës do të ndajnë këtë mish qytetarëve të Mersinit.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet