Turqi, nxirren para gjyqit ndërtuesit e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti

Urdhërat e arrestit u lëshuan për 11 të dyshuar, përfshirë kontraktorë dhe inxhinierë, që dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në ndërtesat me defekte që u shembën gjatë tërmetit.

Të paktën 9 të dyshuar në perëndim të Turqisë që mendohet të jenë të përfshirë në ndërtimin e ndërtesave që u shembën në tërmetin e fuqishëm, u nxorrën sot para gjykatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urdhërat e arrestit u lëshuan për 11 të dyshuar, përfshirë kontraktorë dhe inxhinierë, që dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në ndërtesat me defekte që u shembën gjatë tërmetit me fuqi prej 6.6 ballë më 30 tetor në rrethin Bayrakli të provincës Izmir.

Në deklaratat e tyre fillestare, të dyshuarit pretenduan se kanë ndërtuar ndërtesat në përputhje me rregulloret e kohës.

Një kontraktor, i identifikuar me inicialet M.B.U., të cilit i është lëshuar një urdhër-arresti në lidhje me shembjen e një ndërtese të tillë ishte plagosur në tërmet dhe ende është në kujdesin intensiv.

Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi rajonin e Egjeut të Turqisë është rritur në 114.

Deri në 137 persona të plagosur ende janë duke u trajtuar ndërsa 898 janë lëshuar nga spitalet, bëri të ditur agjencia turke e katastrofave.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin me fuqi prej 7.6 ballë në Marmara në vitin 1999.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet