Turqi, numri i të shëruave nga COVID-19 tejkalon shifrën 210 mijë

Koca njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 919 persona kanë kontraktuar koronavirusin, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 227.019.

Turqia ka konfirmuar 982 pacientë të tjerë të shëruar, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 210.469 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 919 persona kanë kontraktuar koronavirusin, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 227.019.

Koca po ashtu njoftoi se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv u rrit gjatë tre ditëve të fundit në Stamboll, Konya, Gaziantep dhe në provincat lindore të Diyarbakir-it.

“Në tre ditët e fundit në 21 provinca nuk kemi pasur pacientë në kujdesin intensiv”, shkroi Koca, duke shtuar se numri i vogël i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është regjistruar në provincat Sivas, Isparta, Mugla, Belikesir dhe Bayburt.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi është rritur në 5.630, me 17 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor gjatë ditës së fundit kryen mbi 45.283 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 4.6 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet