Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 arriti në 209.487

Që nga 3 korriku, Turqia ka më pak se 20 mijë raste aktive.

Turqia sot vazhdoi trendin e saj pozitiv për më shumë njerëz që shërohen nga koronavirusi i ri (COVID-19) çdo ditë sesa numri i infektimeve ditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i të shëruarve nga COVID-19 në Turqi arriti në 209,487, me 1.010 të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërkohë, ai gjithashtu njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 226.100, me 927 raste të reja në 24 orët e fundit.

“Numri i rasteve të reja është në mesataren e ditëve të fundit. Hendeku midis numrit të pacientëve të shëruar dhe numrit të rasteve të reja është i afërt me të djeshmin”, shkroi Koca.

“Meqenëse numri i pacientëve të trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv, pacientëve në intubacion dhe pacientëve në grupin e rrezikut është afërsisht i njëjtë, numri i pacientëve që kanë vdekur është i afërt me ato të ditëve të mëparshme”, shtoi ai, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

Që nga 3 korriku, Turqia ka më pak se 20 mijë raste aktive.

Numri i vdekjeve në Turqi u rrit në 5.613, me 17 vdekje të reja të raportuara.

Profesionistët e shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kryen rreth 40 mijë teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 4.57 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet