Turqi, nuk do të ketë rënie nga Super Liga në divizionin e dytë për sezonin 2019-2020

Kryetari i federatës turke tha se 21 ekipe do të luajnë në Super Ligë sezonin e ardhshëm, ndërsa 20 në sezonin 2021-2022.

Federata e Futbollit e Turqisë (TFF) njoftoi se klubet e fundit në renditjen e Super Ligës nuk do të bien në ligën më të ulët për sezonin 2019-2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi u bë nga kryetari i TFF-së, Nihat Özdemir, i cili shtoi se 21 ekipe do të luajnë në Super Ligë sezonin e ardhshëm.

Me këtë, BtcTurk Yeni Malatyaspor, Hes Kablo Kayserispor dhe MKE Ankaragücü do të luajnë në divizionin e parë sezonin e ardhshëm, pasi këto tri klube normalisht do të duhej të shpërnguleshin në Ligën e Parë të TFF-së me përfundimin e sezonit.

Özdemir tha se katër skuadra do të bien nga Super Liga në fund të sezonit 2020-2021, ndërsa 20 do të garojnë në sezonin 2021-2022 të divizionit më të lartë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet