Turqi, martirizohen 5 ushtarë pas rrokullisjes së autobusit

Sipas autoriteteve lokale, shoferi i autobusit u shpall i vdekur në vend të ngjarjes.

Së paku pesë ushtarë turq u martirizuan sot kur një autobus që i transportonte ata u rrokullis në provincën jugore të Mersinit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve lokale, shoferi i autobusit u shpall i vdekur në vend të ngjarjes. Ndërsa 10 të tjerë u plagosën dhe u transferuan në spitalin lokal.

Autoambulancat janë dërguar në vendin e fatkeqësisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet